Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Departamentin amerikan të Shtetit, Todd D. Robinson, do të vizitojë Prishtinën nga e mërkura deri të premten, ka njoftuar Departamenti i Shtetit Amerikan.
I njëjti, do të takohet edhe me partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë, për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Në radhën e vizitave, Robinson do ta vizitojë edhe Kosovën, me ç’rast do e zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Njoftimi i plotë:
Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
/TV Arbëria