Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zyrtari i AAK-së akuzon Bardhyl Dobrën për mungesë njohurie mbi strukturën ushtarake

Zyrtari i AAK-së akuzon Bardhyl Dobrën për mungesë njohurie mbi strukturën ushtarake

Lulëzim Blaka, Drejtor i Informimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar ashpër zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, duke e akuzuar për mungesë njohurie në lidhje me strukturën e ushtrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Blaka shprehet se vetëm të painformuarit në sektorin e sigurisë nuk e kuptojnë kompleksitetin e organizimit ushtarak.

“Ushtria fillon nga rekrutët e deri te gjenerali,” shkruan Blaka, duke nënvizuar se Dobra nuk e kupton këtë koncept. Ai shkon më tej duke kujtuar një incident të mëparshëm ku, sipas tij, ambasadori francez e kishte përzënë dhe poshtëruar Dobrën për shkak të pamundësisë së tij për të përkthyer, pavarësisht se kishte studiuar në Francë.