Zyrtarë të lartë britanikë do të udhëtojnë drejt Tiranës përpara Krishtlindjeve dhe në fokus të kësaj vizite do të jetë krimi dhe refugjatët ilegalë.
Kështu bën me dije rrjeti i njohur televiziv Sky News duke theksuar se qëllimi i kësaj vizite do të jetë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në këto dy fusha.
Vendimi për angazhimin më të madh nga të dy vendet vjen pas operacionit të suksesshëm gjatë verës së një task-force të përbashkët ku u sekuestruan qindra mijëra Paund dhe një sasi e konsiderueshme kokaine.