Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zyrtare, ylli i Dortmundit e rinovon kontratën

Zyrtare, ylli i Dortmundit e rinovon kontratën

Borussia Dortmundi përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar zgjatjen e kontratës së mesfushorit gjerman, Julian Brandt.

Brandt ka zgjatur kontratën e tij me Dortmundin edhe për dy vite të tjera, respektivisht deri në qershor të vitit 2026.

Për rinovimin e kontratës së tij, Brandt tha: “Çdo ditë pas katër vitesh, unë ende kam kënaqësi të jem pjesë e këtij ekipi, të jem në fushë me këta djem dhe të luaj futboll për këtë klub tejet emocionues me tifozë të papërshkrueshëm. Po shikoj përpara drejt viteve të ardhshme në ngjyrat zi dhe verdhë, dhe jam i sigurt që ne do të kemi mundësinë që të festojmë diçka të madhe së bashku”.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl tregoi arsyen se pse klubi vendosi të bëjë një rinovim të hershëm të kontratës për Brandt.

“Julian është zhvilluar jashtëzakonisht shumë vitin e kaluar, është bërë shumë më i fokusuar në lojën kundër topit, përgatit rregullisht golat dhe shkëlqen si gjuajtës. Ndjenja e tij për situata të rrezikshme në fushë, së bashku me aftësitë e tij teknike dhe kreativitetin, e bëjnë atë një pjesë të vlefshme të skuadrës sonë. Prandaj, ai luan një rol shumë të rëndësishëm në planet tona dhe ne jemi të lumtur që ai ka vendosur të vazhdojë të ardhmen sportive te Borussia Dortmund si lider”, tha Brandt.

Brandt ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij nga Arsenali dhe Tottenhami, por rinovimi i kontratës tani jo vetëm se nuk i ndal këto spekulime, por edhe sinjalizon se sa i rëndësishëm është 26 veçari për të ardhmen e Dortmundit.

/TV Arbëria

Powered by WordPress