Iordanescu vendosi të largohej nga posti i trajnerit të kombëtares rumune të futbollit.
Trajneri kishte një kontratë me Federatën Rumune të Futbollit deri në fund të korrikut, por vendosi të mos e zgjasë atë.
“Misioni im ka mbaruar,” njoftoi Iordanesku, duke shtuar se donte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.
Iordanescu ka drejtuar Rumaninë që nga fillimi i vitit 2022 dhe në 28 ndeshje ka arritur një ecuri prej dhjetë fitoresh, dhjetë barazime dhe tetë humbje.
Kujtojmë se Rumania do të ballafaqohet në shtator me Kosovën në Ligën e Kombeve.