Tashmë është zyrtare. Trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli, që deri sot drejtonte klubin e Drenicës, ka vendosur t’i hyjë politikës.
Sokoli i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë kandidat i kësaj partie për deputet.
Këtë e ka konfirmuar gazetari Ndrec Gjonaj.
“Bylbyl Sokoli, ikona e Duelit Sportiv për 8 vjet, ka vendosur t’i hyjë garës për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! Suksese në rrugëtimin e ri, PROFA”, ka shkruar Gjonaj në Facebook.