Barcelona edhe zyrtarisht e ka konfirmuar që kapiteni i klubit, Marc-Andre ter Stegen ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2028.
Kontrata e kaluar e Ter Stegen ishte paraparë të skadonte në vitin 2025, por Barcelona tani ia ka rinovuar edhe për tre vite të tjera.
Marrëveshja mes dy palëve ka ekzistuar që nga java e kaluar, me portierin gjerman që tani e ka nënshkruar kontratën e re sot. Në marrëveshjen e re është e përfshirë edhe klauzola e lirimit prej 500 milionë eurove.
Ter Stegen po kalon nëpër vitet më ë mira të karrierës së tij, ku kishte një rol kyç në triumfin e Barcelonës në La Liga dhe në Super Kupën e Spanjës.
/TV Arbëria