Skuadra italiane Salernitana ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Davide Nicola pas humbjes së turpshme 8-2 të klubit ndaj Atalantës .
Salernitana aktualisht ndodhet në vendin e 16-të në tabelën e Serie A pas 18 ndeshjesh, duke marrë vetëm katër fitore dhe gjashtë barazime. Fitorja e fundit e skuadrës në ligë erdhi në fund të tetorit, kur ata mposhtën 3-1 Lazion e Maurizio Sarrit. Që atëherë, Salernitana ka marrë vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje.
Siç njoftoi Salernitana, Nicola është shkarkuar zyrtarisht nga detyra e trajnerit të ekipit të parë, duke i dhënë fund aventurës së tij në skuadër. 49-vjeçari italian mori drejtimin e klubit në shkurt të vitit 2022 dhe fitoi mesatarisht 1.06 pikë për ndeshje që nga ardhja e tij, duke e ndihmuar skuadrën të shmangë rënien në Serie-Bsezonin e kaluar, përcjellë KosovaPress.
“Partenopei” do të përballen me liderët e ligës Napolin në ndeshjen e radhës të shtunën më 21 janar, një ndeshje tepër e vështirë. Pas kësaj, ata do të luajnë me Leccen në 27 janar, një përplasje e rëndësishme në përpjekjen e tyre për të shmangur rënien nga elita e futbollit në Itali.
/TV Arbëria