Skuadra angleze Reading ka shkarkuar trajnerin Paul Ince, me klubin që renditet në vendin e 22-të në Champinship dhe është pa fitore në tetë ndeshjet e fundit.
Lajmi është dhënë përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se kontrata e trajnerit është ndërprerë me efekt të menjëhershëm.
Ince u emërua në krye të Readingit fillimisht si trajneri i përkohshëm me ndihmësin e tij Alex Rae në shkurt të vitit 2022 dhe, së bashku me trajnerin e akademisë Michael Gilkes dhe atë të U-18 Mikele Leigertwood, bëri një punë të mirë për të ndihmuar klubin të shmangte rënien një kategori më poshtë.
Megjithatë, pa asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe me një betejë për të luftuar për rënie pas një zbritjeje prej gjashtë pikësh javën e kaluar, pronari Dai Yongge ka vendosur se nevojitet një ndryshim.
Nga klubi është larguar edhe ndihmës trajneri Alex Rae.
/TV Arbëria