Nacho Fernandez para pak ditësh kishte njoftuar ndarjen me klubin e tij të zemrës, Real Madridin.
Mbrojtësi spanjoll – që për momentin është me Spanjën në Gjermani – do t’i bashkohet Al Qadsiah në elitën e futbollit saudit.
Nacho ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri.
34-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit për 23 vjet, që nga fëmijëria e tij, duke kaluar nëpër çdo grupmoshë deri te ekipi i parë.
Nacho ka fituar gjithçka me klubin spanjoll, duke përfshirë këtu edhe gjashtë herë Ligën e Kampionëve, derisa tash është i përkushtuar për përvojën e re në Arabinë Saudite./GazetaExpress