Lirim Kastrati ka ndryshuar skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i Kosovës është larguar nga futbolli hungarez dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit polak.
Pas tre viteve e gjysmë të kaluara te Ujpest, Kastrati karrierën do ta vazhdoj te skuadra polake Widzew Lodz.
Ai ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me klubin polak, megjithatë nuk janë bërë publike detajet e këtij transferimi.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe tashmë mezi pres ndeshjen e parë. Kam kaluar mirë në Ujpest, i cili ashtu si Widzew është një klub me histori, por më vjen mirë që bëra hapin tjetër”.
“Unë besoj se Widzew është një klub i mirë dhe i madh, dhe Polonia ka një ligë të fortë. Mendoj se është një vend i mirë për mua. Kur fola, kuptova se gjithçka ishte në vend në klub dhe projekti më zgjoi interesimin”. /TV Arbëria
Poznajcie nowego zawodnika Widzewa Łódź 🇦🇹
Przed Wami Lirim Kastrati! 🙌🏻 pic.twitter.com/bjIKII8b1G
— Widzew Łódź (@RTS_Widzew_Lodz) January 28, 2024