Lamine Yamal është një nga perlat më të mëdha të La Masías në historinë e fundit. Lojtari i ri ka nënshkruar kontratën e tij të parë si futbollist profesionist në moshën 16-vjeçare.
Lajmi sot është zyrtarizuar nga Barcelona ndërsa klauzola e Yamal do të jetë 1 miliard euro.
16 vjeçari do të jetë i Barcelonës deri në qershor të vitit 2026 .
Marrëveshja ishte arritur shumë kohë më parë , por Barcelona njoftoi sot vazhdimësinë e Lamine Yamal , një prej lojtarëve më të talentuar në botën e futbollit.
/TV Arbëria