Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija ka bërë hapin e madh në karrierën e tij.
Ylli i “Dardanëve” tashmë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Bundesligës gjermane.
Muslija është transferuar te SC Freiburg nga SC Paderborni. Ai ishte pjesë e Paderbornit nga viti 2022, duke zhvilluar 70 ndeshje në Bundesliga II, ku ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 14 asistime.
25-vjeçari tek Freiburgu do të vesh fanellën me numër 23.
/TV Arbëria