FC Suhareka ka njoftuar se ka transferuar Hysen Memollën.
Klubi që është inkuadruar në elitën e futbollit kosovar transferoi qendërmbrojtësin që së fundmi ishte pjesë e Egnatias.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të FC Suahrekës:
̈ ̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në superligë.
Memolla futbollist me përvojë shumë të madhe e një futbollist kualitativ i cili ka bërë karrierë në disa skuadra e së fundmi pjesë e kampiones së Shqipërisë ,KF Egnatia , gjithashtu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe në Romani te Chindia , FC Lahti e Kokkolan PV në Finlandë, FC Koper në Slloveni , Hajduk Split në Kroaci etj.
31 vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares seniore të Shqipërisë për shumë grumbullime e ndeshje duke mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi denjësishtë gjë që ka bërë që niveli i futbollistit të bëhet edhe më i lartë.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri drejtori sportiv Granit Dervisholli i cili po punon fort në drejtimin e kompletimit të skuadrës për të qenë të gatshëm për objektivat e reja të klubit.