Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zyrtare: Edoardo Reja bëhet me punë të re pas largimit nga Shqipëria

Zyrtare: Edoardo Reja bëhet me punë të re pas largimit nga Shqipëria

Trajneri i njohur italian, Edoardo Reja ka marr drejtimin e ND Goricas, ka njoftuar klubi slloven.

Reja do të pasojë Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh të këqija.

ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit, të dhjetën me 15 pikë, tre pikë më pak se pozita e nëntë që të çon në play-off për të qëndruar në ligë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Reja drejtoi klube të shumta, duke përfshirë Hajdukun, Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantan dhe Torinon.

Puna e tij e fundit ka qenë trajneri i Kombëtares Shqiptare, të cilën e drejtoi nga prilli 2019 deri në nëntor të vitit të kaluar.

 

Powered by WordPress