Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zyrtare: Drita transferon ish-lojtarin e Fushë Kosovës

Zyrtare: Drita transferon ish-lojtarin e Fushë Kosovës

Drita ka nisur furishëm afatin e ri kalimtar të verës.

Skuadra gjilanase, pas largimeve të shumta që i lajmëroi, tashmë ka nisur të zyrtarizojë edhe përforcimet.

Faqja zyrtare e Dritës në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se klubi ka nënshkruar me Kastriot Rapucën, ish-lojtarin e Fushë Kosovës.

Rapuca luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, gjersa më herët në karrierë ka luajtur edhe për Malishevën e Ulpianën.

Drita sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e tretë në Superligë, gjersa gjatë verës do të luajë në fazën e dytë kualifikuese për Ligën e Konferencës