Drita ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, derisa tani kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist.
Sulmuesi anësorë francez, Alexandre Fressange është futbollisti më i ri i skuadrës gjilanase.
23-vjeçari ka qenë pjesë e Akademisë së PSG-së, derisa ka nënshkruar me Dritën kontratë dy vjeçare.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Alexandre Fressange është ardhja jonë e re
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi siguruar shërbimet e sulmuesit Alexander Fressinge.
Fressinge është 23 vjeçar vjen nga Parisi i Francës ku ishte pjesë e ekipeve zinxhir të PSG dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.
Alex ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ne, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe do të jetë një forcë shtesë e ekipit tonë.