Pas largimeve të shumta, Drita ka nisur të njoftojë për rinovimet e kontratave me disa nga lojtarët kryesor.
Skuadra gjilanase ka rinovuar me portierin Faton Maloku, derisa ka njoftuar edhe për një vazhdim tjetër kontrate.
Drita sot përmes në njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Ensar Huruglicën për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Do të jemi së bashku edhe për një vit tjetër”, kishte shkruar shkurtimisht ekipi i Dritës në “Facebook”.
Huruglica është shpërblyer për paraqitjet e tij shumë të mira sezonin që lamë pas dhe tani do të mbetet pjesë e Dritës edhe për edicionin e ardhshëm të garave.
Huruglica ishte bërë pjesë e Dritës pas një aventure me klubin zviceran SC Kriens, ndërsa në total me klubin nga Gjilani ka bërë 27 paraqitje ku ka shënuar tre gola./GazetaExpress/