Klubi basketbollistik, Peja ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Can Sevim.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Peja zyrtarizoi largimin e trajnerit me marrëveshje të dyanshme.
“Faleminderit Can Sevim! KB Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërpre bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim”.
“Trajnerin Sevim e falënderojmë për punën e tij të madhe këtë sezon dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e tyre.
Momentalisht, Peja zë vendin e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll me 37 pikë.
/TV Arbëria