Fulhami ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesi shqiptar, Armando Broja në formë huazimi nga Chelsea.
Emri i Brojës ishte njëri nga më të lakuarit në afatin kalimtar të janarit, pasi shumë klube të Ligës Premier dëshironin shërbimet e tij.
Megjithatë, ishte Fulhami, i cili bindi drejtuesit e Bluve dhe sulmuesin shqiptar kur afati kalimtar veç ishte afër të mbyllte.
Se marrëveshja erdhi vetëm në orët e fundit e tregon edhe zyrtarizimi i vonshëm i 22-vjeçarit nga klubi londinez.
Fulhami e zyrtarizoi Brojën pas mesnate apo më saktë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (e premte).
“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit Armando Broja në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e londinezëve.
Përveç kësaj, ekipi nga Craven Cottage ka vendosur t’ia jap sulmuesit shqiptar fanellën me numër 9. /Telegrafi/
Our new number 9⃣! pic.twitter.com/bRJPgx27Ye
— Fulham Football Club (@FulhamFC) February 2, 2024