Pas një periudhe gjashtë mujore te Dinamo City në Shqipëri, Ardit Tahiri mori rrugën përsëri për Kosovë.
Sulmuesi i Kombëtares U21 të Kosovës tashmë ka nënshkruar me klubin e Llapit në Superligën e Kosovës.
Ardit Tahiri gjatë qëndrimit në Shqipëri kishte një gol të shënuar në 8 paraqitje në Kategorinë Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.
Më herët në Kosovë, 21-vjeçari ishte pjesë e Dritës, aty ku qëndroi për dy vjet e gjysmë.
Ndërsa fillimet e karrierës në futbollin kosovar i kaloi te Besa e 2 Korriku.