Klubi nga Klina, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 22-vjeçar, Adonis Krasniqi.
Dukagjini i Ismet Munishit ka filluar të marrë formë, me transferime të reja para nisjes së sezonit 2024/25 në Superligën e Kosovës.
Pas rikthimit të Met Millakut, klinasit kanë arritur marrëveshje edhe me një lojtar të talentuar.
Bëhet fjalë për mesfushorin Adonis Krasniqi, i cili së fundmi luajti me ekipin e Prizrenit.
Njoftimi i plotë i Dukagjinit
Adonis Krasniqi, pjesë e Dukagjinit.
Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Adonis Krasniqi. 22-vjeçari i cili bashkohet me klubin tonë nga skuadra e Prizrenit, ndërsa më parë ai ka qenë pjesë e Keku-t dhe Prishtinës së Re, Krasniqi luan ne pozitën natyrale si mesfushor qendror.
Mirësevjen, Adonis