ZKA ka publikuar raportin auditues për projektin e ndërtimit të objektit të përbashkët për klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë në ShSKUK për periudhën 2018 – qershor 2025, ku janë identifikuar mangësi të mëdha në të gjitha fazat e procesit – nga planifikimi buxhetor, prokurimi, deri te menaxhimi i fondeve dhe implementimi i kontratës.
Gjetjet kryesore:
-
Projektimi, leja e ndërtimit dhe kontrata parashohin një objekt të vetëm, ndërsa buxhetimi për vitin 2024–2025 është bërë si dy projekte të ndara, duke krijuar pasaktësi në ndarjen e fondeve.
-
Në tender janë përdorur dy qasje të ndryshme teknike: termi “karakteristika të ngjashme” dhe “ekuivalent”, gjë që ka krijuar paqartësi për operatorët ekonomikë.
-
Janë evidentuar mospërputhje mes projektit teknik dhe paramasës, duke rezultuar në kontraktimin e sasisë më të madhe të betonit dhe armaturës sesa parashihet në projekt.
-
+30 m³ beton më shumë
-
+26 ton armaturë më shumë
-
-
Janë identifikuar mangësi në vlerësimin e ofertave dhe menaxhimin e shpenzimeve.
-
Shpenzimet e realizuara për projektin arrijnë në 1,078,335€, por me shpërndarje të pasaktë mes dy projekteve, pa saktësim të qartë se cilat punime i takojnë cilës klinikë.
-
Janë evidentuar edhe 134,765€ të shpenzuara për vendime gjyqësore, që nuk lidhen fare me projektin e ndërtimit.
-
Raportimet tremujore për progresin e projektit nuk janë të sakta për shkak të këtyre pasaktësive.