Sulmet e SHBA-së në pozicionet ushtarake irakiane do të çojnë në “përshkallëzim të papërgjegjshëm” dhe do të shkelin sovranitetin e vendit, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë të mërkurën.
SHBA-ja ka kryer sulme kundër tre objekteve të lidhura me milicinë e mbështetur nga Irani të martën, tha Pentagoni, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Iraku do t’i konsiderojë këto operacione si “veprime agresive” që minojnë bashkëpunimin e viteve, thuhet në deklaratën e qeverisë irakiane.