Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zyra e kryeministrit del me njoftim për takimin e QUINT-it me Kurtin: U diskutua për hapjen e urës së Ibrit për vetura

Zyra e kryeministrit del me njoftim për takimin e QUINT-it me Kurtin: U diskutua për hapjen e urës së Ibrit për vetura

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti bashkë me zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin Sveçla janë takuar me ambasadorët Jeffrey Hovenier, Jonathan Hargreaves, Jorn Rohde, Olivier Guerot, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takoi sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, Ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.”

Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

Po ashtu ata kanë diskutuar edhe për “rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi Ibër edhe për vetura”.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.”

Powered by WordPress