Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von Der Leyen në Kosovë

Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von Der Leyen në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor.

Në njoftim bëhet e ditur se Von Der Leyen në Prishtinë do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Para vizitës në  Kosovë e Malit të Zi, Von Der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.