Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zyra e BE-së konfirmon se zyrtari i saj u ther në Gjakovë, shpreh shqetësim

Zyra e BE-së konfirmon se zyrtari i saj u ther në Gjakovë, shpreh shqetësim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas sulmit me mjet të mprehtë ndaj një zyrtari të saj në Gjakovë.

Në një përgjigje për Telegrafin, zyra e BE-së shprehu tronditjen dhe shqetësimin për rastin.

“Ne jemi të tronditur nga kjo ngjarje dhe i urojmë stafit të përfshirë një rikuperim të shpejtë dhe të plotë. Ka një hetim në vazhdim dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Duke qenë se hetimi është aktiv, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë moment”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Prishtinë.