Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zymberi kërkon që të mos votohet statuti i ri i FFK-së

Zymberi kërkon që të mos votohet statuti i ri i FFK-së

Në kuvendin e jashtzakonshëm të FFK-së po vazhdon diskutimi mbi statutin e ri të kësaj federate i cili do të hidhet në votim në përfundim të diskutimeve.

Në fjalën e tij, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka thënë se në draft statutin e ri ka një mori shkeljesh që mund të jenë pengesë e licencimit nga ana e Ministrisë së Sportit.

Zymberi ka kërkuar që në hartimin e statutit të ri të përfshihen edhe më shumë klubet e Superligës së Kosovës si dhe ka kërkuar votimi të shtyhet për një muaj në mënyrë që të mënjanohen të gjitha pengesat e mundshme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress