Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zvicër: Kasapi shiti 3.1 ton mish derri si “hallall”, dënohet me burg

Zvicër: Kasapi shiti 3.1 ton mish derri si “hallall”, dënohet me burg

 

Në Zurrih është zbuluar një rast mashtrimi në industrinë ushqimore, ku një kasap me origjinë pakistaneze ka shitur për rreth tre vite mish derri të etiketuar si mish viçi “hallall” për klientët myslimanë.

Sipas raportimeve, gjatë kësaj periudhe janë shitur rreth 3.1 ton mish. Rasti u zbulua rastësisht gjatë një kontrolli rutinë të sigurisë ushqimore, kur një inspektor vuri re se mishi nuk përputhej me produktin që pretendohej të ishte.

Pas hetimeve, autoritetet konstatuan se klientët ishin mashtruar, pasi kishin paguar për mish viçi – që zakonisht është më i shtrenjtë – ndërsa në fakt kishin marrë mish derri, i cili është më i lirë dhe i ndaluar për konsum sipas rregullave fetare islame.

Gjykata e dënoi kasapin me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 18 mijë frangash zvicerane. Sipas prokurorisë, mashtrimi i kishte sjellë atij përfitime të konsiderueshme financiare.

Rasti ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për kontrollin dhe verifikimin e certifikimit “hallall”, si dhe për transparencën në tregun e produkteve ushqimore.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mënyrën se si ky mashtrim mundi të kalojë pa u zbuluar për kaq gjatë.