Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zvarriti për flokësh gruan në Obiliq – 23-vjeçari përfundon në ndalim

Zvarriti për flokësh gruan në Obiliq – 23-vjeçari përfundon në ndalim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së premtes në Obiliq, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte zvarritur për flokësh, mëson Sinjali nga burimet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova B” në Plemetin.

Sipas informatave, rreth orës 21:50 viktima E. Z (28-vjeçare) është paraqitur në Stacionin Policor në Obiliq për të raportuar dhunën e ushtruar ndaj saj.

Burimet bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar para hetuesve se bashkëshorti i saj, F. B (23-vjeçar), e kishte sulmuar fizikisht duke e zvarritur për flokësh.

Pas denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq.

Sinjali mëson se në momentin e arrestimit ai dyshohet se ndodhej nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të Prokurorit për dhunë në familje, 23-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.