Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ZRRE tashmë ka treguar sa do të jetë rritja e çmimit të rrymës, por fillimisht do komente nga konsumatorët

ZRRE tashmë ka treguar sa do të jetë rritja e çmimit të rrymës, por fillimisht do komente nga konsumatorët

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu, tashmë ka treguar se çmimi i rrymës do të rritet për 15%, por fillimisht kërkon komente nga konsumatorët.

ZRRE’ja ka sqaruar sot opinionin publik se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë.

ZRRE thotë se vendosur që Raporti Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale të vihet në dispozicion për konsultim publik, për shkak të transparencës dhe krijimit të një dialogu të hapur me të gjitha palët e interesuara.

ZRRE-ja u bën thirrje konsumatorëve, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe të gjithë palëve të interesuara që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 28 mars.

Sipas tyre, ky proces synon të sigurojë që çdo vendim i ardhshëm të mbështetet në opinione të ndryshme dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë.

“ZRRE rikonfirmon përkushtimin e saj për një komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm me publikun, duke ofruar informacion të plotë dhe të saktë mbi çdo zhvillim që lidhet me tarifat e energjisë. Për më shumë detaje dhe për të paraqitur komentet, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ZRRE-së”, thuhet në njoftimin e ZRRE’së.