Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ZRrE si pasqyrë e kulturës së paligjshmërisë së këtij pushteti

ZRrE si pasqyrë e kulturës së paligjshmërisë së këtij pushteti

Shkruan: Afrim Kasolli

Para pak dite Oda Ekonomike e Kosovës ka “dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale ndaj Kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)” , për mos zbatimim e vendimit te Gjyakates Supreme lidhur me vendimin e ketij bordi per detyrimin e bizneseve per te dalur ne treg te hapur energjetik.

Sic dihet, kjo instancë jurdike pat urdheruar ZRRE-në për t’i shfuqizuar “dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend”. Sipas aktvendimit të Supremes “mospërputhjet ndërmjet dispozitave ligjore dhe dispozitave të akteve nënligjore normative kanë ndikuar në krijimin e një situate të pasigurisë juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e gjykatës”.

Mirëpo, pas leximit të këtij aktgjykimi, shihej qartë se ZRrE as nuk demostroi vullnet, motiv dhe as interes për ta zbatuar këtë vendim. Diçka e paprecedent kjo për një shtet ky sundimi i ligjit është sipëran dhe ka karakter imperativ.

Nëpërmjet një komunikate për media ky trup adminstrativ pohonte se e mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme, por se “procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi”.

Kjo gjuhë duale e pasqyronte hapur intencen e ZRrE-se për t’i bishtnuar urdhërit të Gjyakates Supreme dhe për ta bërë te pamundur çdo kthim mbrapa “sa i përket vendimit për detyrimin e kompanive vendore që të dalin në treg të hapur energjetik të cilat i kanë mbi 50 punëtorë apo qarkullim 10 milionë euro”.

Dhe një sjellje e tillë tregon hapur ae bordi i ZRrE-se ia ka atribuuar vetes një forcë ekstra legale duke i shpërthillur pa asnjë shqetësim vendimet e gjyqësorit. E sic kam shkruar edhe herë tjera një qëndrim i tillë mund të mos jetë i rastësishëm. Por ai mund të jetë imitim i veprimeve të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Sepse ky ekzekutiv ka kohë që merr vendime në kundërshtim me një aktgjykim të mëhershëm të Gjykatës Supreme, e cila e kishte konsideruar si konflikt interesi vendimmarrjen nga ata anëtarë të kabinetit ekzekutiv të cilët paralelisht janë edhe pjesë e legjislativit. Dhe të njëjtit nuk kanë pasur asnjë pasoje juridike për qasje. Madje edhe nomimini në listën e kandidatëve për deputetë të personave me aktakuzë zyrtare për abuzim me rezervat shtetërore, sikur rasti i Rozeta Hajdarit është një promovim cinik politik i kulturës së paligjshmerise. Prandaj është normale që kjo frymë e prirë nga pushteti, të reflektohet edhe në hallkat tjera të sistemit. Ku nxitja për përfitime anti ligjore sikur në rastin e çmimeve astronomike të energjisë elektrike në dëm të mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Kosovës të shndërrohet “perpetuum mobile” që e ushqen veten deri në “infinit” nëse nuk ka reagim qytetar për ta parandaluar.