Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ZRRE shtet mbi shtetin

ZRRE shtet mbi shtetin

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Para pak dite Gjykata Supreme njoftoi se i“ka shfuqizuar dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend”.

Sipas aktvendimit të Supremes “mospërputhjet ndërmjet dispozitave ligjore dhe dispozitave të akteve nënligjore normative kanë ndikuar në krijimin e një situate të pasigurisë juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e gjykatës”.

Ndaj këtij lajmi kanë reaguar pa humbur kohë përfaqësues nga bota e biznesit. Ata e kanë përshëndetur atë dhe kanë bërë të ditur se detyrimi i kompanive që kanë mbi 50 punëtorë dhe qarkullim 50 milionë euro që të dalin në treg të hapur nga ana ZRRE-së ka qenë i paligjshëm.

Kushtrimi Avjazi nga Shoqata e Prodhueseve Vendor ka shkruar në rrjetin e tij social, se u vërtetua përfundimisht se “nuk ka pasur bazë ligjore që bizneset të largoheshin nga Shërbimi Universal.  Kriteret “10 milion € ose 50 punëtorë” janë interpretuar gabim dhe kanë krijuar padrejtësi. Procesi i liberalizimit është bërë pa analiza, pa konkurrencë reale dhe me kosto të papërballueshme për biznese. Shumë kompani janë detyruar të lidhin kontrata me çmime 200% më të larta – në mënyrë të paligjshme”.

Por pa kaluar shumë kohë nga ky zhvillim shpresëdhënës për kompanitë vendore,  Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) nëpërmjet një komunikate ka njoftuar opinionin se e mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme, por se “procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi”.

Ky paradoks vetëm sa e ka thelluar konfuzionin dhe pasigurinë juridike. Në shumëçka krijohet përshtypja se ZRRe është shndërruar një entitet të shkëputur shtetëror nga shteti i Kosovës. Askush nuk e ka të qartë se çka po ndodh. Ndërkohë,  kompanive janë duke ju ardhur faturat sikur të mos kishte vendim të Gjykatës Supreme. Çuditërisht të gjitha partitë politike parlamentare kanë qenë të heshtura në raport me këtë teme. A thua pse?