Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ZRrE miraton kërkesën e Alpex për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë – Shqipëri

ZRrE miraton kërkesën e Alpex për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë – Shqipëri

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hënën kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në bursën shqiptare.  

Ky proces pritet të fillojë nga 1 shkurti, që për ZRrE-në konsiderohet hap i rëndësishëm për vendin. Në mbledhjen e sotme të bordit të këtij institucioni, kryesuesi Ymer Fejzullahu tha se ky është rasti i parë i bashkimit të dy tregjeve.

Sipas tij, ky është një hap i madh dhe se shpreson se do të jetë shembull edhe për vendet tjera për bashkim të tregjeve.

Tutje, theksoi se synohet që në të ardhmen të ketë bashkim të tregut edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Ndërkaq, Skender Muqolli nga Departamenti i Tregut në ZRrE theksoi se kërkesa e Alpex për fillimin e tregtimit i plotëson kushtet.

 

Në mbledhjen e bordit të ZRrE-së, Muqolli shtoi se Alpex ka përfunduar periudhën e parë të testimit për integrimin e sistemeve.