Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka mohuar raportimet se nga 1 prilli do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe atë për 35 për qind.
Sipas tyre, çdo informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik.