Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë se deklarimi i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e cila tha se nga ZRrE u është thënë se “vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës”, janë të pasakta.
ZRrE ka thënë se ata janë i vetmi institucion që rregullon tarifat dhe se nuk kanë kompetenca institucionet tjera.
“Deklarimet se “vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës” janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë në përputhje me kornizën ligjore që rregullon sektorin e energjisë. Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet e ZRrE. Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatoret, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative”, thuhet në reagimin e ZRrE-së.