![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Në emisionin “ARB DEBAT” të TV Arbëria, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të largojnë qeverisjen e Albin Kurtit për shkak të rezultateve të dobëta në qeverisjen e brendshme dhe për faktin se kjo qeveri nuk ka përmirësuar jetën e qytetarëve.
Limaj kërkoi që qytetarët të japin një notë negative për qeverinë Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai gjithashtu komentoi deklaratat nga jashtë, duke përmendur Richard Grenell, duke thënë se partnerët ndërkombëtarë po i japin një notë negative qeverisë Kurti, pasi kjo qeveri nuk po i trajton ata si partnerë dhe këto gjëra duhet të ndahen.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Sipas Limajt, qytetarët duhet të votojnë negativisht, jo për shkak të deklaratave të Grenell, por sepse Kurti nuk ka realizuar asgjë në Kosovë. Ai përfundoi duke thënë se qytetarët duhet të thonë “shko në shtëpi” për qeverinë aktuale që ka dështuar.
“Çdo qytetarë i Kosovës me gjithë këtë qeverisje dhe këto dështime, shpifje e mashtrime, duhet t’i themi zotëri shko në shtëpi se na ke zhgjënyer”, ka deklaruar ai në ‘ARB Debat’. /tvarbëria/
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)