Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zoom News: Riviera shqiptare, si Ishujt Karaibe

Zoom News: Riviera shqiptare, si Ishujt Karaibe

E përditshmja spanjolle e cilëson Shqipërinë një destinacion turistik, përcjell albinfo.ch.

Nuk është rastësi që numri i prenotimeve në Shqipëri është rritur. Media spanjolle ‘Zoom News’ thotë se është një nga vendet me çmimet më të lira dhe ofron atraksione të ndryshme për turizëm.

Kjo e përditshme citon ekspertët e turizmit që thonë se Shqipëria është një destinacion ekonomik, pasi çmimet e akomodimit, transportit dhe ushqimit janë shumë më të përballueshme krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Vendi, i cili ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik, ofron mrekulli natyrore. Veçon Përmetin me parqe kombëtare dhe ujëra termale.

Nuk mungojnë vendet historike, siç janë edhe zonat e shpallura Trashëgimi e UNESCO-s, si Parku Kombëtar i Butrintit, me interes të madh arkeologjik.

Sugjeron vijën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit gjë që ka bërë që të marrë emrin ‘Karaibet Evropiane’ për ujërat kristal. Konkretisht, zona e njohur si Riviera Shqiptare ofron më shumë se 150 kilometra plazhe piktoreske që të lënë pa fjalë.

Media spanjolle rekomandon që të vizitohen Borshi, Kalaja e Porto Palermos dhe Himara, ndërsa sugjeron edhe ekskursione ditore në Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Në këtë të fundit udhëtarët do të gjejnë Syrin e Kaltër, një nga xhevahiret kryesore të Ballkanit, që është shpallur edhe Monument Natyre.

Por, para se udhëtarët të pushojnë në plazhet e bukura të vendit, nuk duhet të lënë pa vizituar Tiranën, të cilin mund ta zbuloni gjatë një turneu që tregon vendet më emblematike të qytetit, si sheshi “Skënderbej”, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura dhe Piramida.

 

Themes by WordPress