Prokuroria nis hetimet për pezullimin nga shkolla të nxënëses me shami në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me...

Edi Rama takon Erdogan: Turqia dhe Shqipëria do të vijojnë të forcojnë lidhjet në të gjitha fushat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zonja e Parë e Ukrainës ka një paralajmërim për Perëndimin

Extra AL PVC

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka paralajmëruar se ukrainasit janë në rrezik vdekjeje nëse vendet e perëndimit nuk e vijojnë mbështetjen e tyre financiare.

Deklaratën, zonja Zelenska e bëri gjatë një interviste për BBC.

Zonja e Parë i bëri komentet një ditë pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projekt-ligj kyç ndihme që do të ofronte më shumë se 60 miliardë dollarë mbështetje për Ukrainën.

Zelenska i tha BBC-së se ngadalësimi i ndihmës përfaqëson një “rrezik vdekjeprurës” për vendin e saj:

“Ne kemi vërtet nevojë për ndihmë. Me fjalë të thjeshta, nuk mund të lodhemi nga kjo situatë, sepse nëse e bëjmë, vdesim. Dhe nëse bota lodhet, thjesht do të na lënë të vdesim. Na dhemb shumë kur shohim shenjat se gatishmëria e pasionuar për të ndihmuar mund të zbehet. Është çështje jete për ne. Prandaj, dhemb ta shohësh këtë që po ndodh.”

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet e SHBA-së për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti dhe republikanët kanë arritur një marrëveshje për të autorizuar më shumë ndihmë.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu u ka kërkuar politikanëve në Uashington DC që të bien dakord për një marrëveshje për Ukrainën.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se SHBA-ja ishte “marrë kyçe” e koalicionit perëndimor që mbështet luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Prokuroria nis hetimet për pezullimin nga shkolla të nxënëses me shami në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me...

Edi Rama takon Erdogan: Turqia dhe Shqipëria do të vijojnë të forcojnë lidhjet në të gjitha fushat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim...

Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet e dinjitet”, kërkojnë kthimin e gjykatës, adresave e integrim

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të...

Paqartësia e partive opozitare për Asociacionin

Partitë politike në vend, duket se para zgjedhjeve të...

Prokuroria nis hetimet për pezullimin nga shkolla të nxënëses me shami në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me rastin e një nxënëseje nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila u pezullua nga...

Edi Rama takon Erdogan: Turqia dhe Shqipëria do të vijojnë të forcojnë lidhjet në të gjitha fushat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim në New York, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutoi mbi lidhjet...

Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet e dinjitet”, kërkojnë kthimin e gjykatës, adresave e integrim

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për sç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të...