Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zogiani i VV-së: Ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar para se aty të kalohet me automjete të rënda

Zogiani i VV-së: Ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar para se aty të kalohet me automjete të rënda

Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve.

Lidhur me këtë ka reaguar, Avni Zogiani ai tha se KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët.

“Sot KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën. Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda. Tash për tash e kemi vetëm raportin preliminar”

“Ky vlerësim ka qenë kërkesë e QUINT-it ndaj nesh si qeveri të cilin po e plotësojmë. Besoj që duhet ta falenderojmë KFOR-in për këtë testim të urës qendrore në Mitrovicë, ndonëse një ndërmarrje e tillë nuk ka qenë pa rrezik”, ka shkruar ai.