Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se kryeministri Kurti po i serviloset diasporës pasiqë e din se nuk do të mar vota më në Kosovë.
Sipas tij, votuesi në Kosovë e ka kuptuar paaftësinë e Qeverisë, por që tani po mundohen me manipuli të diasporës
“KM Kurti duke e pare qe nuk do te marr voten nga qytetaret rezident te Kosoves, sic e kishte me 2021, i serviloset diaspores ne kerkim te kompensimit te asaj vote te humbur brenda. Nuk ka te beje as me respektin per ta, as me zotesine e as me patriotizmin. Ka te beje me faktin qe ende ka mundesi me e mashtru e manipulu diasporen. Votuesi brenda Kosoves e ka kuptuar paaftesine e tij per te qeverisur dhe se do te ndeshkohet ne zgjedhjet e Shkurtit”, ka shkruar në Facebook.