Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për daljen e tij të djeshme në foltore të Kuvendit, në të cilën i tha kryesuesit Avni Dehari “të mos e shkelë Kushtetutën” dhe refuzoi të propozojë një anëtar të Komisionir për votim të fshehtë.
Zogaj tha se nuk e ka menduar asnjëherë kështu daljen e tij të parë në foltore të Kuvendit.
“E kam imagjinuar ndryshe, të flas për ekonomi, për zhvillim, për projekte, për infrastrukturë dhe për idetë që i kam për vendin tim.”, shkroi Zogaj.
Ai shtoi se nuk e bëri këtë fjalim me dëshirë.
“Nuk e bëra këtë fjalim me dëshirë, por me detyrim moral dhe institucional. Sepse heshtja përballë shkeljes së Kushtetutës është bashkëpjesëmarrje. Demokracia kërkon zë. Dhe UNË do të jem aty përherë!”, shtoi Zogaj.