Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar nisjen e ndërtimit të një rruge të re në kryeqytet.
Sipas Zogajt kjo rrugë do të lirojë trafikun e lagjes “Velanija”.
“Rruga e re nga SOS Fshati deri te rruga ‘Isa Kastrati’. Kjo rrugë liron trafikun e ngarkuar në lagjen ‘Velania’. Super projekt” shkruan Zogaj në njoftim.