Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zogaj: LDK në garë për t’i fituar zgjedhjet, LVV ka rënie

Zogaj: LDK në garë për t’i fituar zgjedhjet, LVV ka rënie

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj ka thënë se kjo parti është në garë për t’i fituar zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë LDK është rritje dhe LVV është në rënie.

Këtë ai e ka thënë duke ju referuar sondazheve të partisë, por sipas tij, këtë e tregojnë edhe sondazhet që bëhet nga organizata të ndryshme.

“Ne vazhdimësi bëjmë sondazhe si parti politike, pastaj kemi qasje edhe në ato që bëjnë organizatat e ndryshme dhe sipas sondazheve ka rënie të LVV dhe ngritje të LDK-së në këto zgjedhje. Kjo na bën që të jemi në një pozicion shumë më të mirë politik se sa në zgjedhjet e kaluara. Ka rritje të votës për LDK-në. Ne jemi duke pa si është konstalcioni politik në vend. Çka jemi duke parë është se ne jemi duke u ngrit dhe po duamë me qenë serioz. Jemi duke u ngrit në vazhdimësi. Normalisht që jemi në garë me i fituar zgjedhjet”, ka thënë Zogaj në Tëvë1.

LDK kishte dal partia e tretë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti.