Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar se klima aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e qasjes së kryeministrit Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Pult”, Zogaj ka kritikuar gjuhën dhe sjelljen e Kurtit ndaj partive të tjera politike, duke e cilësuar të paqëndrueshme dhe kontradiktore.
“Si është e mundur që në mbrëmje të quhen ‘hajvanë’, ndërsa në mëngjes të thirren për bashkëpunim?”, ka deklaruar Zogaj, duke shtuar se një qasje e tillë ka dëmtuar seriozisht besimin dhe funksionimin normal të skenës politike.