Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ZKM-ja tregon arsyen pse Kurti nuk shkon në takimin e Ramës

ZKM-ja tregon arsyen pse Kurti nuk shkon në takimin e Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, do ta zhvillojë një takim informal me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit.

Por, në këtë takim nuk do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeveris, Përparim Kryeziu, i cili theksoi se Kurti nuk mund të marrë pjesë për shkak se më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

Kryeziu, potencoi se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor të këtij viti.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, shkroi Kryeziu.

/TV Arbëria

Powered by WordPress