Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ZKA alarmon: Vetëm 2 nga 11 rekomandime të MAPL dhe komunave u zbatuan

ZKA alarmon: Vetëm 2 nga 11 rekomandime të MAPL dhe komunave u zbatuan

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se vetëm dy nga 11 rekomandimet e dhëna Ministrisë së Pushtetit Lokal (MAPL) dhe tri komunave të audituara – Gjakovë, Klinë dhe Viti – janë zbatuar plotësisht. Raporti i publikuar në dhjetor vlerëson se tri rekomandime janë në fazë përfundimtare të zbatimit, dy janë në fillim të zbatimit, ndërsa dy nuk janë adresuar fare.

Sipas ZKA-së, vonesat në përgatitjen e deklarimit të Performancës Komunale nga MAPL-ja për vitin 2024 kanë shkaktuar pasiguri dhe kanë shtyrë publikimin e raportit për 4.5 muaj, duke penguar edhe vlerësimin e plotë të zbatimit të rekomandimeve.

Raporti gjithashtu evidenton përdorimin e të dhënave të ndryshme nga komunat për raportim, duke rrezikuar krahasueshmërinë dhe besueshmërinë e të dhënave. ZKA-ja thekson se mungesa e komunikimit të qartë dhe koordinimit brenda MAPL dhe komunave ka penguar zbatimin efektiv të rekomandimeve.