Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zjarri përparon në Ungrej të Lezhës, flakët afrohen pranë banesave dhe varrezave

Zjarri përparon në Ungrej të Lezhës, flakët afrohen pranë banesave dhe varrezave

Situatë alarmante është krijuar në Ungrej të Lezhës, ku zjarri ka përparuar me shpejtësi në zonën e fshatrave Rras dhe Zimaj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të autoriteteve, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të komunitetit.

Në pamjet e publikuara shihet se zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të varrezave.

“Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj”, ka shkruar Gjekmarkaj, duke theksuar se rreziku nuk kufizohet më vetëm në zonat pyjore, por po i afrohet drejtpërdrejt zonave të banuara dhe objekteve me rëndësi për komunitetin, raporton tch, përcjell Klankosova.tv.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të mobilizojnë të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion për të ndalur përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre.

“Çdo minutë vonesë e rëndon më shumë situatën”, ka apeluar Gjekmarkaj.