Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipet e saj, së bashku me ato të zjarrfikësve janë në fshatin Gërlicë e Epërme, ku një zonë malore është përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme, tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri. Janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjehërë kanë dalê në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje. Për informata tjera do të njoftoheni më pas” ka bërë të ditur për rtk-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Zjarr në malet e fshatit Gerlicë e Epërme
Një zjarr ka përfshirë pjesën malore të fshatit Gerlicë e Epërme, e cila ndodhet në rrugën Ferizaj-Brezovicë.
Kujtojmë se me ngritje të temperaturave në Kosovë shfaqet problemi me zjarret, sidomos në vendet malore dhe fushore. Nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave është deklaruar se shpeshherë zjarret janë shkaktuar nga djegie të arave pas korrjes së të mbjellave