Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Zjarri kaplon Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë

​Zjarri kaplon Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë thirrje për vullnetarë për të dal në ndihmë zjarrëfikësve për shuarjen e zjarrit në malet e Deçanit.

Sipas tij, situata kërkon reagim të shpejtë, ndërsa ka ftuar gjithë vullnetarët që të bashkohen në orën 08:00 të mëngjesit tek Stacioni i Zjarrëfikësve në Deçan.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR VULLNETARË

Të nderuar qytetarë,

Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.

Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!